
Silva Bala largohet nga pozicioni i drejtoreshës së ish-Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, duke hapur rrugën për Elisabeta Treskën, e cila merr detyrën si drejtore e re e institucionit.
Ky ndryshim shënon një etapë të re në drejtimin e spitalit, që është një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive.
Ndërkohë, Silva Bala nuk largohet nga puna klinike dhe do të vazhdojë të drejtojë shërbimin e Pneumologjisë.
Ky lëvizje vjen në një moment kur sanatoriumi po kërkon të përmirësojë standardet dhe të rrisë kapacitetet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke i dhënë më shumë prioritet efikasitetit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërdepartamental, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
