
Në anën tjetër, LDK-ja është përfshirë në zhvillime të rëndësishme të brendshme pas kërkesës për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm.
Zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat për verifikimin e nënshkrimeve dhe të delegatëve, të nevojshme për thirrjen e Kuvendit, proces që pritet të përcaktojë edhe hapat e ardhshëm brenda partisë.
Kërkesa për Kuvend të jashtëzakonshëm ka nxitur debat të gjerë politik dhe është parë si një zhvillim me rëndësi për të ardhmen e LDK-së, ndërsa mbetet të shihet nëse ky proces do të ndikojë edhe në dinamikën e bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja.
Deri më tani, as Zyra e Kryeministrit në detyrë dhe as LDK-ja nuk kanë dhënë detaje shtesë nëse zhvillimet brenda kësaj partie do të kenë ndikim në negociatat politike për formimin e qeverisë dhe institucioneve të reja të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
