LAJME / E Martë 23 Dhjetor 2025, 11:11

LAJMI I FUNDIT/ Merret VENDIMI, ja deputetë e PD-së që përjashtohen…

Sekretariati i Etikës u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës plenare.

Në mbledhjen e sotme, sekretariati i Etikës vendosi të marrë masa vetëm për 6 deputetë, ndaj të cilëve ishte kërkuar përjashtim me 30 dhe 60 ditë.

Pas tërheqjes për vendim, kryetari i Sekretariatit të Etikës, Ulsi Manja, njoftoi se është vendosur përjashtimi me 30 ditë pune nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për sjellje joetike i deputetëve si më poshtë: 1-Belind Këlliçi2-Fidel Kreka3-Albana Vokshi4-Klevis Balliu5-Flamur Noka6-Elda Hoti.

Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë, nuk u vendos përjashtim nga seancat plenare, por tërheqje vëmendje për sjelljen e tyre në Kuvend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE