LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 17:05

Lajm i keq, prekë gjithë xhepat e qytetarëve e Kosovës

Çmimi tavan i naftës, i vendosur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), ka shënuar sërish rritje në Kosovë krahasuar me një ditë më parë.

Të shtunën, një litër naftë mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.63 euro, nga 1.60 euro sa ishte të premten. Ndërsa të hënën, çmimi për një litër ishte 1.56 euro.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, i cili është rritur për 2 centë. Një litër benzinë të shtunën do të mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.45 euro.

Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim. Një litër gaz vazhdon të shitet me 0.60 euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE