
Një deklaratë e bërë në emisionin “N’mal a n’det” ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi agjenti i shitjes së patundshmërive Ermal Gashi zbuloi se reperi i njohur shqiptar Kidda ka blerë plot shtatë banesa në një transaksion të vetëm.
Sipas Gashit, blerja është realizuar vetëm pak kohë më parë dhe konsiderohet një nga rastet më të veçanta që ai ka hasur gjatë karrierës së tij në sektorin e patundshmërive.
Ai e ndau këtë informacion gjatë intervistës në emision, duke e përmendur si një prej shitjeve më të mëdha dhe më interesante që ka ndërmjetësuar.
Deklarata ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë habitur nga investimi i madh që, sipas Gashit, ka bërë artisti.
Kidda është një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare dhe prej vitesh gëzon një popullaritet të madh, sidomos te publiku i ri. Ai ka sjellë një sërë projektesh muzikore të suksesshme dhe bashkëpunime me artistë të njohur, përfshirë edhe reperin Capital T.
Artisti jeton në diasporë, ndërsa vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore shqiptare me projekte të reja dhe koncerte të shumta.
Megjithatë, Kidda nuk ka reaguar ende publikisht lidhur me deklaratën e bërë nga agjenti i patundshmërive për blerjen e shtatë banesave, ndërsa informacioni është bërë publik nga vetë Ermal Gashi gjatë intervistës së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
