
I pyetur per protestat në Shqiperi, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur.
Duke i dalë në krah Edi Rames, ambasadori theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera.
“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet”, tha Bergner.
Lidhur me masakrën e Borovës, ambasadori u shpreh se: “Do të doja të shtoja se kjo është një ditë për të mësuar nga e shkuara, për të nderuar viktimat, për të ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe për të parë përpara.”
Ai shprehu mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duke shtuar se “jemi të lumtur që populli shqiptar është i përkushtuar ndaj këtyre parimeve”.
“Mbështetja jonë është veçanërisht në aspektin teknik të procesit, por vlerësojmë edhe të gjithë ata që në jetën e përditshme mbrojnë sundimin e ligjit, mjedisin dhe vlerat evropiane”, vijoi ambasadori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
