LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 11:11

Kreshnik Spahiu befason të gjithë: Iu tregoj si largohet Sali Berisha…

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Sali Berisha mund të largohet nga politika vetëm duke u dënuar nga gjykata, ose duke u ndërgjegjësuar qytetarët që ai është një patericë e kryeministrit Edi Rama dhe duhet votuar një parti tjetër opozitare.

Komentet Spahiu i bëri në Report Tv, ku tha se dënimi i Berishës nga gjykatat në Shqipëri është shumë i vështirë, pasi sipas tij, asnjë gjykatës nuk e merr guximin për një vendim të tillë.

Unë mendoj se Rama nuk e heq Berishën, nuk e përdor super-pushtetin e tij, sepse është njeriu më i interesuar për të mbyllur hesapet e tij politike, kalkulimet e tij, ndryshimet kushtetuese dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar ‘ose gogoli, ose unë’.

Edhe faktori ndërkombëtar bie dakord me një lloj establishmenti, sepse ka shfaktorizuar Berishën dhe mbaron punët e veta me Ramën dhe PS-në, të cilët i hapin rrugën për çdo gjë edhe BE-së edhe SHBA-së. Unë mbetem në bindjen time, se i vetmi faktor që mund ta largojë Berishën nga politika dhe kreu i PD-së, është një dënim penal nga gjykata, por duhet të jetë shumë i vështirë.

Sepse socialistët do të luajnë çdo lloj guri që Berisha të mos dënohet penalisht dhe të shpallet e pafajshëm. Që të funksionojë kjo procedurë kushtetuese dhe ligjore për ta larguar nga politika, është shumë e vogël dhe mendoj që nuk ka gjyqtarë që ka kurajon dhe guximin që ta nxjerrë nga politika. Pra e vetmja mënyrë është ose me dënim penal, ose me parti nga jashtë, që do të thotë se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen që ai është një patericë e Ramës dhe duhet votuar një alternativë tjetër”, tha mes të tjerash Spahiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE