LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 21:09

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur një test të motorit të ri me karburant të ngurtë për një raketë bërthamore, duke e cilësuar atë si një evolucion të rëndësishëm për forcimin e kapacitetit strategjik ushtarak të vendit, raportoi agjencia shtetërore KCN?, sipas AP.

Motori përdor materiale kompozite prej fibrash karboni dhe, ka një shtytje maksimale prej 2,500 kilotonësh, më e lartë se testet e mëparshme prej 1,970 kilotonë.

Testi është pjesë e programit pesëvjeçar të Koresë së Veriut për përmirësimin e mjeteve strategjike të sulmit, që përfshijnë raketat balistike me kapacitet bërthamor dhe armë të tjera.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se disa nga pretendimet e Koresë së Veriut mund të jenë ekzagjerime, pasi nuk janë dhënë detaje të rëndësishme si, koha totale e djegies së motorit.

Sidoqoftë, ndërtimi i motorëve më të fuqishëm me karburant të ngurtë mund të lejojë ndërtimin e ICBM-ve më të vogla, që mund të lëshohen nga nënmarinat ose kamionët mobilë.

Programi i armëve bërthamore dhe raketave të Koresë së Veriut është intensifikuar pas dështimit të diplomacisë me SHBA-në në vitin 2019, ndërsa vendi vazhdon të përmirësojë kapacitetin e raketave të tij për të arritur territorin e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

North Korea conducts engine test for missile capable of targeting US mainland

Koreja e Veriut kryen teste motori për një raketë të aftë për të synuar kontinentin e SHBA-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE