
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fushë Krujë, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, e reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia bëri me dije se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 34-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë.
“Është dërguar në spital një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar
Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
