LAJME / E Hënë 22 Dhjetor 2025, 21:09

“Kjo është Shqipëria që Berisha sheh në ëndërr”, Beqiri reagon ashpër

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha e ngre pushtetit mbi fatkeqësinë e popullit.

Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se fjalimi i Berishës në protestës, përmbante fjalë si kufoma apo varre.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se Berisha duhet të ishte në burg për krimet që ka bërë.

Frrok Çupi: Pushtetin e tij e ngre mbi fatkeqësinë e poipullit, ndaj vendit. Fjalimi i tij ishte kufoma, varre. Një njeri makabër mund t’i bëjë këto gjëra. Kjo është Shqipëria që Saliu e sheh në ëndërr. Interesat e tij, janë të kundërta me interesat e njerëzve.

Idajet Beqiri: SPAK po mbështet këtë kryekriminel. Për krimet e mëdha që ka bërë Berisha. Të mos përfundosh hetimet për vrasjet e 8 personave, Haklaj, janë vrarë me urdhër të Berishës. Motrat e Haklaj kanë dhënë dëshmi. SPAK mban sehir, nuk e çon çështjen në gjykim. Nuk e dërgon Gërdecin. Problemi është që SPAK, si e lejon akoma që t’i vihet zjarr Shqipërisë. SPAK çfarë do? Do që të bëjë edhe një Gërdec tjetër, 21 janar tjetër? Saliun e lënë akoma që t’i vërë zjarrin Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE