
Ish-prokurori Eugen Beci zbuloi të tjera detaje në lidhje me skenarin e krijuar nga vetë gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi me pretendimin e kërcënimit ku iu dha dhe mbrojtja e jetës.
Sipas Becit, ekspertiza e bërë nga tre ekspertë ka treguar katërcipërisht se shkrimi në letrën kërcënuese është I vetë gjyqtares. Ai tregoi edhe një detaj, që siç tha e nxjerr zbuluar këtë skenar.
“Të them një detaj; mënyra si është gjetur letra ka diçka shumë interesante, letra thuhet që është “gjetur brenda në zarf nga magjistarja, zarfi ka pasur tre përthyerje, palosje, letra nuk ka asnjë përthyerje. Në rast se ka ndonjë prestigjiator që e fut një letër të papërthyer në një zarf të përthyer 3 herë të na e thotë magjistratja. Ky ka qenë dyshimi i parë që ka vajtur te ekspertimi”, tha ai.
