LAJME / E Enjte 28 Gusht 2025, 22:10

Kabineti i ri qeveritar, Rama zbulon emrat në qeverinë e katërt më 11 shtator, prapaskenat e vendimeve

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.

Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor, raporton gazetari Ergys Gjencaj.

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.

Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor. Qeveria e re synon të jetë një ekip i aftë për të përmbyllur kapitujt e integrimit europian, duke shmangur çdo rrezik për përballje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm.

Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se ndërtimi i skuadrës së re qeverisëse është bazuar mbi dy parime themelore:

1.Profesionalizmi teknik – Ministrat e rinj do të kenë profil të lartë teknik, për të ndihmuar në përmbylljen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

2.Integriteti ligjor – Rama ka zgjedhur persona me histori të pastër ligjore, duke minimizuar çdo mundësi përballjeje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE