
Dy raste të ndara të personave të gjetur pa shenja jete janë raportuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të secilit rast.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rastet janë raportuar në intervale të ndryshme kohore.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën “Turgut Özal” në Prizren. Pas marrjes së informacionit, njësitet policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje rreth 54 vjeç.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, në komunën e Dragashit. Edhe në këtë rast, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e një burri rreth 68 vjeç.
Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në informacionet fillestare dhe gjetjet e para në vendngjarje, të dy rastet po hetohen si vdekje të dyshuara. Për secilin rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’u nënshtrohen procedurave mjeko-ligjore që pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se informacione shtesë do të publikohen pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
