LAJME / E Enjte 10 Shtator 2026, 00:12

Akrepat kthehet një orë prapa: Ja kur fillon ora dimërore

Ora dimërore do të fillojë këtë vit më 25 tetor, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa. Në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në orën 2 të mëngjesit, gjë që praktikisht do të na japë një orë shtesë për të fjetur.

Ndryshimi i radhës do të jetë më 28 mars 2027, kur do të fillojë përsëri ora verore, dhe do të zgjasë deri më 31 tetor të të njëjtit vit.

Kalendari me datat për ndryshimin e orës bazohet në rregullat që janë aktualisht në fuqi në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ndryshimet e orës do të vazhdojnë patjetër deri në vitin 2031. Nëse ndërkohë miratohen rregulla të reja evropiane, kjo praktikë mund të hiqet edhe më herët.

Bashkimi Evropian ka debatuar për heqjen e ndryshimeve sezonale të orës për vite me radhë. Parlamenti Evropian në vitin 2019 mbështeti një propozim për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës në vitin 2021, por plani nuk u zbatua sepse shtetet anëtare nuk mundën të binin dakord nëse do të ruanin përgjithmonë kohën verore, standarde apo kohën e dimrit.

Sipas rregullores së BE-së, e cila zbatohet edhe në Maqedoni, ora verore fillon në fundjavën e fundit të marsit, kur në orën 2 të mëngjesit akrepat e orës zhvendosen në orën 3 të mëngjesit. Ora dimërore fillon në fundjavën e fundit të tetorit, kur në orën 3 të mëngjesit akrepat e orës kthehen një orë prapa, pra në orën 2 të mëngjesit.