
Sipas një publikimi të avokatit Arben Llangozi në Facebook, një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gomsinë e Re në Velipojë, ku sipas akteve të çështjes janë shfaqur një kallashnikov AK-47 dhe një pistoletë, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë trajtuar punonjësit e Policisë që përmenden në këtë histori.
Sipas avokatit, në materialet e administruara dalin inicialet K. N., V. P., E. G., F. G. dhe G., ndërsa në ngjarje dyshohet se janë përfshirë edhe efektivë policie. Llangozi bën me dije se pamjet e kamerave të sigurisë janë marrë dhe administruar, deklarimet janë dokumentuar dhe dinamika e ngjarjes mund të verifikohet nga provat që ndodhen në dosje.
LEXO EDHE: Keni vizë apo po aplikoni për vizë amerikane? Departamenti i Shteti jep njoftimin urgjent: Do ua heqim menjëherë nëse
Sipas avokatit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pasur mundësinë të verifikojë pamjet, deklarimet dhe rolin e secilit efektiv, por deri tani nuk rezulton asnjë reagim që t’i përgjigjet seriozitetit të ngjarjes.
“Velipojë, AK-47 dhe pistoletë në lokal/ Pamjet u administruan, por për punonjësit e policisë nuk u mor asnjë masë
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gomsinë e Re, Velipojë, ku sipas akteve të çështjes janë shfaqur një kallashnikov AK-47 dhe një pistoletë, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë trajtuar punonjësit e policisë që përmenden në këtë histori.
LEXO EDHE: Paralajmerimi i forte per kryeministrin Rama
Në materialet e administruara dalin inicialet K. N., V. P., E. G., F. G. dhe G., ndërsa sipas informacioneve që disponojmë në ngjarje përfshihen edhe punonjës policie. Pamjet e kamerave të sigurisë janë marrë dhe administruar, deklarimet janë dokumentuar dhe dinamika e ngjarjes mund të verifikohet nga provat që ndodhen në dosje.
Por problemi është pikërisht këtu, provat janë administruar, ndërsa sipas të dhënave tona ndaj punonjësve të policisë të përfshirë nuk është marrë asnjë masë. AMP ka pasur mundësinë të verifikojë pamjet, deklarimet dhe rolin e secilit efektiv, por deri tani nuk rezulton një reagim që t’i përgjigjet seriozitetit të ngjarjes.
LEXO EDHE: Erdogan ULTIMATUM Greqisë: Mos dergoni arme ne ishuj, historia është një mësues i mirë, ta dini që iu pret një
Kur në një dosje ke AK-47, pistoletë, pamje filmike dhe punonjës policie të përmendur, nuk mund të mjaftohesh vetëm duke futur provat në fashikull. Pyetja për AMP-në është e drejtpërdrejtë: provat u administruan, po masat ku janë?”, shprehet avokati Arben Llangozi, i cili ka bërë publik rastin me video.
