LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 01:01

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha tqr ty me respektin më të madh! (Video)

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin artistik “Stresi”, ka reaguar me tone të forta ndaj një deklarate të bërë nga Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla përmendi pjesëmarrjen e Sali Lushaj në një protestë, gjë që duket se ka nxitur reagimin e reperit. Në një postim të publikuar në Instastory, Stresi shpërndau një video nga deklarata e Ballës dhe e shoqëroi atë me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Në reagimin e tij, ai shkroi: “Sali Lushaj tqr me respektin më të madh, meqë nuk rri dot pa e përmend”, duke lënë të kuptohet pakënaqësinë e tij ndaj faktit që emri i Sali Lushajt u përmend në diskutimin politik.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale dhe ka sjellë reagime të ndryshme në opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE