
Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit, që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.
Ligjvënësi ka reaguar sot fuqishëm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e aksidentit në Sarandë, ku vdiqën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë, Kevi Norra, rezulton se është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar.
Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.
Gjithashtu, teksa bën postimin prekës për dy motrat që humbën jetën në mënyrën më të pafajshme, ai ngre zërin për rritjen e fuqisë së ndëshkimit nga ligji për këto raste.
Braçe sjell në vëmendje edhe rastet kur punonjës të shtetit përfshihen në paligjshmëri, duke përdorur fuqinë e detyrës dhe armën e shërbimit, teksa kërkon që edhe për këto precedentë të mbahet përgjegjësi nga shkelësit, nëpërmjet ashpërsimit të ligjit.
Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere. Rreth orës 20:15 të së dielës, në aksin Sarandë-Delvinë, një një ‘Audi’ i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte 24-vjeçari Kevin Norra, punonjës i MB, në gjendje të dehur, që u arrestua.
“Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.
Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!
Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:
Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!
Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.
Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!
Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;
Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;
Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!
E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.
Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.
Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgje
? “Jo aksident, por vrasje!” Deputeti shpërthen pas ngjarjes tragjike: Kërkohen ndryshime urgjente në ligj
gjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
