LAJME / E Premte 3 Tetor 2025, 01:01

Ishte i ftuar në emision, deputeti i PS sheh LIVE lajmin për arrestimin e vëllait, ja si reagon (Video)

Deputeti socialist Loer Kume, ka qenë i ftuar sot në një studio televizive, në momentin kur titrat e televizioneve informative njoftonin për arrestimin e të vëllait të tij Eneas, me urdhër të SPAK.

Vetë deputeti nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me arrestimin e të vëllait, që sipas tij ishte kryer mbrëmjen e djeshme, por tha se do ta konsiderojë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE