LAJME / E Hënë 22 Dhjetor 2025, 14:02

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë

Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një incident ditën e sotme.

Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të IMT-së dhe inspektorit përgjegjës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Pas konstatimit të përplasjejes fizike, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore për të neutralizuar situatën.

Gjatë ndërhyrjes, një prej punonjësve të policisë është goditur me grushta nga disa persona, duke u detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër.

Në vijim, janë njoftuar forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE