
Në vitin 1973 një tjetër makinë e tij mori flakë për shkak të një defekti dhe ai u dogj në flokë, por shpëtoi përsëri. Në vitin 1995 u përplas nga një autobus në rrugët e Zagrebit, përsëri me dëmtime të lehta.
Në vitin 1996 devijoi për të shmangur një aksident dhe ra me makinë nga një shkëmb i lartë 90 metra, por ai u hodh nga dritarja dhe u kap në degët e një peme, duke shpëtuar mrekullisht. Dhe si të mos mjaftonte fati i tij i jashtëzakonshëm, në vitin 2003 ai bleu një biletë lotarie dhe fitoi plot 900,000 dollarë.
U martua për herë të pestë dhe jetoi i qetë deri në vitin 2016 kur vdiq në moshën 86-vjeçare nga shkaqe natyrore. Historia e tij është komentuar gjerësisht dhe ka frymëzuar madje edhe një animacion të artistit David Ransom, i cili ka mbledhur miliona shikime në rrjete sociale.
Frane Selak mbetet një nga shembujt më të rrallë të fatit ekstrem, për disa një hero i mbijetesës, për të tjerë një simbol i mosdorëzimit ndaj jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
