LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 11:11

I moshuari humb jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës

Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana fatkeqe, teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima është H.D., 74 vjeç.

Ai dyshohet nga hetimet paraprake, se është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar lëndime serioze dhe fraktura, kryesisht në kokë.

“Më 9 shkurt, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, bëri me dije zyrtarisht policia vendore.

Hetimet po i ndjek Prokuroria, për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike dhe nëse kujdesi mjekësor ndaj të ndjerit ishte sipas protokollit nga bluzat e bardha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE