LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 19:07

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e fortë e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur.

I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë veton kroate duke vënë pikëpyetje objektivin e këtij shteti që të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2028.

Kroacia ka bllokuar mbylljen e Kapitullit 31 që mbulon politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

Zagrebi i paraqiti Podgoricës një listë me gjashtë kushte ku përfshihet dënimi i krimeve të luftës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore nga qytetarët kroatë.

Kroacia i ka bërë thirrje Malit të Zi që të angazhohet në dialog konstruktiv për çështjet dypalëshe të pazgjidhura.

Sipas Zagrebit BE-ja nuk duhet që të importojë mosmarrëveshje dypalëshe pasi çështjet e hapura duhet të zgjidhen paraprakisht.


Këto lëvizje nga Zagrebi erdhën menjëherë pas një vizite të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila u takua me Kryeministrin Andrej Plenkovi? dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grli? Radman aktualisht ne kryeqytetin shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE