LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 19:07

“Po flisja me nënën time!” Mediat franceze japin DETAJE nga arrestimi i Ermal Beqirit: Ai po fluturonte ilegalisht mbi një central bërthamor, iu gjetën 3 pajisje gjurmimi

Biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen AKSHI. Sipas raportimeve të mediave franceze, arrestimi u krye të shtunën.

La Journal Du Dimanche raporton se një shtetas shqiptar u kap pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi në një lartësi nën pragun e lejuar. Profili i tij ka intriguar hetuesit, të cilët nuk e përjashtojnë spiunazhin.

Duke shtuar më tej se një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë anormale mbi centralin bërthamor Penly, në një lartësi prej 1200 metrash, kur piloti papritmas uli hundën e avionit në një lartësi që ishte nën limitin ligjor.

“Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngre shumë pikëpyetje. Ermal B., një shtetas shqiptar, është i njohur tashmë për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe aktivitete të ndryshme të paligjshme që lidhen me piraterinë kompjuterike. Përveç kësaj, ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar kundër tij nga autoritetet shqiptare”, shkruan më tej artikulli.

Gjatë kontrollit fizik, forcat franceze të rendit gjetën tre pajisje AirTag (pajisje gjurmuese) të fshehura në rrobat e tij, pajisje të cilat përdoren për të gjetur dhe gjurmuar njerëzit ose objektet që ata mbajnë me vete.

Kur u pyet nga hetuesit, ai thuhet se u tha atyre se ishte në telefon me nënën e tij kur fluturoi mbi centralin bërthamor. Mediat raportuan gjithashtu se edhe plani i tij i fluturimit kishte ndryshuar. Ai ishte nisur nga qyteti i vogël i Albert, kishte fluturuar për në Calais, pastaj mbi Brittany dhe përfundoi duke fluturuar mbi centralin bërthamor Penly, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE