LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 21:09

Dallgët e detit i morën jetën, sillet në Shqipëri 33-vjeçari shqiptar Roland Sala, trupi i tij do

Do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit i riu shqiptar Roland Sala, i cili pas dy javësh në koma dha frymën e fundit pasi dallgët e detit në Kretë e morën përpara, duke i shkaktuar atij asfiksi.

Lajmin për zhvillimin e ceremonisë mortore të të riut e ka bërë me dije faqja “Këtu mblidhen Dibranët” në Facebook, të cilët bëjnë me dije se Rolandi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme , në orën 11:00, në Çidhën të Dibrës.

“Me dhimbje të thellë në zemër, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit se është ndarë nga jeta djali ynë i shtrenjtë: Roland Sala! Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e enjte, më datë 30.07.2026, në orën 11:00, në Çidhën, Dibër. Pritja do të organizohet te lokali Hasan Krrashi” shkruhet në postimin e ndarë në rrjet.

Siç kemi raportuar dhe ditën e djeshme, 33-vjeçari shqiptar jetonte në Angli dhe kishte shkuar në ishullin e Kretës për të pushuar pranë familjarëve.

Fatkeqësisht, gjatë kohës që po bënte plazh, u përfshi nga dallgët e detit, duke pësuar asfiksi. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Rethimnos, ku qëndroi për rreth dy javë nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, dje ai mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmi tragjik ka tronditur familjen dhe gjithë komunitetin shqiptar në qytetin e Rethimnos, në Kretë. Bashkatdhetarët atje janë organizuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rolandit, në shenjë respekti, solidariteti dhe nderimi për një bir të kombit që u nda tragjikisht nga jeta.

Ndërsa nesër familjarë, miq e të afërm do t’i japin Rolandit lamtumirën e fundit.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Sala për humbjen tragjike të djalit të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE