LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 11:11

I iku prindërve dhe ra në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare ende në gjendje kritike! Orët e ardhshme vendimtare për gjendjen e saj

Vogëlushja 2-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ra në shatërvanin në zonën e Kallitheas në Greqi pak ditë më parë, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën. Mediat greke raportojnë se këto 24 orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e saj, ndërsa mjekët shprehen optimistë, pasi ekzaminimi i trurit (EEG) tregoi se ajo nuk ka pësuar ënjtje cerebrale.

Ngjarja dramatike ndodhi kur vogëlushja, për arsye ende të paqarta, u largua nga vëmendja e prindërve të saj ndërsa ata ndodheshin në një kafene në shesh. Pak minuta më vonë, ajo u gjet brenda shatërvanit, ku besohet se ka qëndruar të paktën dhjetë minuta në ujë, duke krijuar rrezik serioz për jetën e saj.

Vajza u transportua menjëherë në spitalin e fëmijëve, ku mjekët dhe stafi mjekësor luftuan për rreth 40 minuta për ta rikthyer në jetë përmes reanimimit kardiopulmonar (KPR).

Sipas një raporti të ANT1, uji i ftohtë ku ndodhej vajza duket se ka vepruar mbrojtës, pasi nuk u shkaktua ënjtje në tru. Mjekët theksojnë se orët e ardhshme janë vendimtare për shëndetin e saj, pasi do të kuptohet nëse qëndrimi në ujë ka shkaktuar dëmtime të përhershme.

Ndërkohë, prindërit e saj, babai 26-vjeç dhe nëna 23-vjeç, janë shoqëruar në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Kallithea. Kundrejt tyre po përgatitet çështje për neglizhencë ndaj një të mituri dhe pritet të paraqiten para prokurorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE