LAJME / E Shtunë 28 Mars 2026, 09:09

Sulmi i tretë brenda 10 ditësh/ Goditet sërish centroli bërthamor i Bushehirit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njofton se Irani ka raportuar një sulm të ri pranë centrali bërthamor të Bushehirit, incidenti i tretë brenda 10 ditësh.

Sulmi nuk ka shkaktuar dëmtime në reaktor dhe nuk ka pasur rrjedhje rrezatimi, dhe centrali vazhdon të funksionojë normalisht.

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, paralajmëron për rreziqet që mund të sjellin sulmet ndaj një reaktori bërthamor, duke rrezikuar aksidente me pasoja serioze për rrezatimin dhe sigurinë e popullsisë.

Ai kërkon nga të gjitha palët të tregojnë përmbajtje ushtarake dhe të shmangin çdo përshkallëzim që mund të rrezikojë sigurinë bërthamore në rajon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE