LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 17:05

I FUNDIT/ Përplasen tre automjete, plagoset një person (Video)

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec–Lin, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin e duhur nga stafi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për normalizimin e qarkullimit dhe për sigurimin e zonës ku ndodhi përplasja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE