LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 16:04

“I çova fëmijët e saj atje” – prona e fshehur e Ballukut në “Shkëmbinjtë e Bardhë”, zbulohet dëshmia e shoferit

Për të vërtetuar se vila në kompleksin “Shkëmbinj të Bardhë” në Dhërmi është pasuria e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zëvendëskryeministrit.

Njëri prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vjet shërbeu si shofer, fillimisht për Ballukun, dhe më pas për fëmijët e ish-ministrit të Infrastrukturës.

Në rrëfimin e bërë para prokurorëve specialë, Ushe shpjegoi se herë pas here, me kërkesë të saj, i dërgonte fëmijët e Ballukut, të cilëve i drejtohet si “shefi”, në njërën nga vilat e kompleksit “Shkëmbinjtë e Bardhë”.

Ai shpjegon më tej se ka dërguar edhe shtetasen me inicialet LS, e cila është pastruese e shtëpisë ku jeton Belinda Balluku në Tiranë, pranë “Nobis”, në vilën F6 në Dhërmi.


Ai deklaron se i dërgoi fëmijët e shefit të tij në këtë vilë rreth 4 vjet e gjysmë më parë, gjatë një kohe kur vila nuk kishte pasur pishinë.

I pyetur se kush është pronari i vilës, Albert Ushe deklaroi se nuk njeh askënd, thjesht ka pasur raste kur është quajtur “vila e shefit” sepse Belinda Balluku i ka thënë t’i dërgojë fëmijët e saj atje.

Për të vërtetuar se vila frekuentohej nga Belinda Balluku dhe familja e saj, SPAK ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare dhe ka rezultuar se numri i ish-zëvendëskryeministrit lokalizohej nga antenat që mbulojnë pozicionin gjeografik të kompleksit “Shkëmbinjtë e Bardhë”, përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026.

Vila F6 në Dhërmi është sekuestruar, pasi SPAK dyshon se Balluku e ka marrë atë si ryshfet nga kompania Eurocol, së cilës i dha një tender, kur ishte në krye të Albcontrol.

Vila është në emër të Igli Tares, një ish-lojtar i ekipit kombëtar, i cili është gjithashtu nën hetim në këtë çështje. Tare ka apeluar vendimin e sekuestrimit pasi pretendon se vila është pronë e tij dhe se Balluku e ka përdorur atë edhe për shkak të marrëdhënies së tyre miqësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE