LAJME / E Shtunë 26 Korrik 2025, 23:11

Harta e re e çmimeve të pronave në bregdet, eksperti tregon lajmin e keq…

Brenda pranverës së këtij viti, do të jetë gati harta e re e çmimeve të pronave në të gjithë vendin.


Drejtori i politikës fiskale Niko Lera, ka sqaruar se si do të bëhet ndarja e zonave në vijën bregdetare të Shqipërisë.

“Nëse Tirana është e ndarë në rreth 33 nën zona, edhe për qytetet e tjera synojmë të bëjmë pikërisht këtë. Për këtë arsye po punojmë me ASHK dhe shumë institucione të tjera që janë të lidhura. Do marrim bregdetin, ku do diferencohet vija e parë, e dytë dhe e tretë, pasi ju e dini që edhe çmimet ndryshojnë në varësi të afërsisë me bregun. Ashtu edhe për qytetet, për shembull zona e Kënetës nuk mund të ketë të njëjtat çmime me zonën e pedonales apo të tjerat”, tha Lera.


Caktimi i çmimit të referencës bëhet për të frenuar abuzimet në shitjet e pronave, pasi shpesh në kontratë nuk deklarohet vlera reale e objektit të shitur. (Pra një apartament në bregdet në Durrës, shitet me 1500 euro, por deklarohet me 700 euro duke iu afruar çmimit të referencës në këtë qytet.), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE