LAJME / E Shtunë 10 Janar 2026, 16:04

Harrojini përmbytjet, sytë nga Greqia! Po ndodh ajo që prek shumë emigrantë, sot

Në doganën e Kakavijës me përfundimin e protestave dyditore të fermerëve grekë është rikthyer fluksi i lëvizjes në kufi.

Prej orës 11.00 të së enjtes, fermerët grekë për 48 orë pa ndërprerje rivendosën bllokadat në rrugën Kakavijë-Janinë duke vështirësuar lëvizjen në të dyja anët e kufirit.

Mesditën e së shtunës me përfundimin e protestës së fermerëve është rikthyer fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit.

I konsiderueshëm është numri i këmbësorëve dhe automjeteve që po udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas.

Aktualisht Policia Kufitare po punon me 3 sportele ndërsa edhe pala greke ka shtuar sportelet e dokumentave duke evituar radhët e pritjes në kufi.

Gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 3.471 shtetas në hyrje-dalje dhe 1.172 automjete, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE