LAJME / E Mërkurë 30 Korrik 2025, 20:08

GRUSHTAT NË DHËRMI: PUSHUESIT E HUAJ TË TMERRUAR NGA DHUNA , FUT E BJER PA PUSHIM ! ( VIDEO )

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e publikuara tregojnë një situatë tensioni të lartë, ku palët u përfshinë në një sherr masiv me grushte e shqelma, duke krijuar një skenë të papërshtatshme për çdo destinacion turistik.


Ngjarja ndodhi përpara turistëve, të cilët shfaqeshin të habitur dhe të shqetësuar nga dhuna e papritur. Një qytetar që ndodhej aty pranë e cilësoi incidentin si “degjenerim shqiptar”, duke theksuar se kjo sjellje dëmton imazhin e Shqipërisë si një vend për pushime të qeta dhe mikpritëse.

Autoritetet ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast, ndërsa pushuesit vazhdojnë të përballen me situata të tilla që bien ndesh me pritshmëritë për një turizëm të përgjegjshëm dhe të sigurt.


 Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Ja ku është një video teksa disa të rinj përfshihen në një debat të fortë tek një hotel në Dhërmi. Çfarë tmerri për pushuesit dhe turistët e huaj që ikin për pushime dhe për t’u kënaqur, është degjenerim shqiptar. Anonim të lutem, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE