
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke u kërkuar të mos lejojnë atë që ai e quan turp kombëtar të gjyqtarëve.
Në këto momente, në institucionin e vetëm që shqyrton kushtetutshmërinë e akteve dhe ligjeve në Shqipëri, po zhvillohet mbledhja me kërkesë të dy shoqatave të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të drejtën që të vendosin vetë për rritjen e pagave.
Sipas Edi Ramës, ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uron që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë, duke theksuar se nëse do të ndodhë, ai do të kthehet në një turp kombëtar sepse Shqipëria do të jetë shteti i parë në botë.
“Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan ndër të tjera kryeministri në reagimin e tij.
Edi Rama thekson se pavarësisht kërkesës për të rritur pagat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, gjyqtarët janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që qeveria e tij i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.
“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!
Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar”, shkruan Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
