
Gjiganti gjerman i automobilave **Volkswagen** po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe po shqyrton një plan për mbylljen e katër fabrikave në Gjermani deri në vitin 2034, raportojnë mediat gjermane.
Sipas revistës **”Der Spiegel”**, plani i kompanisë parashikon reduktime të mëdha të kapaciteteve prodhuese, ndërsa bordi mbikëqyrës pritet të diskutojë të ardhmen e grupit pas protestave të punonjësve në fabrikat gjermane.
Nga kompania kanë deklaruar se janë të nevojshme masa të forta për të rritur konkurrueshmërinë.
“Duhet të reduktojmë kapacitetet e tepërta të prodhimit”, ka thënë një zëdhënës i Volkswagen.
Sipas raportimeve, prodhimi në fabrikat në **Zwickau** dhe **Emden** mund të ndërpritet gradualisht gjatë pesë viteve të ardhshme. Fabrika e automjeteve komerciale në **Hannover** parashikohet të mbyllet në vitin 2032, ndërsa fabrika e **Audi-t në Neckarsulm** në vitin 2034.
Këto fabrika punësojnë rreth **40 mijë persona**, ndërsa planet për reduktimin e vendeve të punës kanë shkaktuar shqetësim të madh te punonjësit dhe sindikatat.
Sipas disa burimeve, deri në vitin 2030 mund të preken rreth **50 mijë vende pune**, ndërsa disa raportime përmendin edhe shifra më të larta.
Drejtori ekzekutiv i Volkswagen, **Oliver Blume**, po shqyrton mundësinë që prodhimi i disa modeleve aktuale të zhvendoset në fabrika me kosto më të ulët në Evropën Lindore.
Kompania po përballet me presion nga rënia e shitjeve në tregun kinez, konkurrenca në sektorin e automjeteve elektrike dhe kostot e larta të prodhimit në Gjermani.
Sindikatat kanë kundërshtuar planet, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për punëtorët dhe kanë paralajmëruar protesta të mëdha.
Volkswagen kishte njoftuar edhe më herët për shkurtimin e mijëra vendeve të punës në Gjermani, ndërsa kriza në sektorin e automobilave vazhdon të thellohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
