
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.
Duke folur në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dëmeve gjatë përmbytjeve të fundit është shumëfish më i vogël se ai i përmbytjeve që ndodhnin 10 vjet më parë, dhe kjo në sajë të investimeve shumë të mëdha në infrastrukturë.
“’Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi.
Të goditurit e kësaj fatkeqësie dua t’u them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilin përballemi.
Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre pas rezultateve nga verifikimi në terren”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
