LAJME / E Mërkurë 27 Gusht 2025, 22:10

Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani! Dënohen me 28 vite burg gjashtë anëtarët

Nje Gjykate britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave britanike 6 shqiptarët u arrestuan pas disa muajsh hetime nga policia e Wiltshire, e cila arriti të faktone me prova të gjithë lëvizjet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut nga ana e bandës shqiptare.

“Koka” e grupit ishte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte të gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Swindon. Neziraj ishte ai i cili organizonte shpërndarjen, blerjen e kokainës dhe furnizimin me drogë.

Ndërkohë që Edmir Beqiraj ishte në rolin e ruajtësit të “mallit”, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë.

Hetimi përfshiu gjurmimin e takimeve në Londër dhe Midlands, ku Neziraj u pa duke marrë drogë nga Ergys Abdyli, 26 vjeç, në Barnet. Në Derbyshire, Nertil Halili, 29 vjeç, menaxhonte telefonin “Denzel”, i përdorur për porositë dhe shpërndarjen e drogës.

Kreu i bandës së krimit të organizuar Saimir Neziraj, së bashku me anëtarët Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai janë dënuar. (Imazhi: Policia e Wiltshire)

“Gabimi i madh”, ndodhi në mars 2024, kur policia vëzhgoi një takim mes Halilit dhe Nezirajt në West Bromwich.

Më pas u organizuan bastisje të koordinuara në Sëindon, Derby dhe Londrën veriore, ku u sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe para të gatshme, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Të arrestuarit pranuan fajësinë dhe u dënuan me burg si më poshtë:

Nertil Halili – 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri – 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli – 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta – 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai – 16 muaj burg me kusht për dy vite, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE