
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në rrugën “Liman Shala” në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Klankosova.tv se nga informacionet e para është kuptuar se, pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër. Si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Bytyqit, të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç personit të lënduar, të tjerët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave dhe sigurimit të dëshmive materiale.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
