LAJME / E Mërkurë 20 Gusht 2025, 03:03

Fillon grumbullimi i parave për familjen Gashi

Lajmi për vdekjen e Shemsi e Ajshe Gashit në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre Fatlumit ka mbërritur edhe në qytetin italian të Gorizias ku banonte kjo familje..


Sipas mediumit Il Goriziano, komuniteti i këtij qyteti është bërë bashkë për të dhuruar para që t’i dhurojnë për Fatlumin që ndodhet në koma dhe për motrën e tij 15-vjeçare e cila gjendet vetëm.

Miqtë dhe klientët e tij – pasi Fatlumi punon si berber në Gorizia – kanë nisur këtë fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar motrën dhe për të mbuluar shpenzimet e varrimit të prindërve.


Komuniteti e kujton Fatlumin si një djalë të qeshur, pasionant për punën e tij dhe shumë i lidhur me familjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE