
Ndryshime priten në radhët e Policisë së Shtetit. Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala pritet që të transferohet në qytetin e Korçës.
Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Operacionales.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të tij në Durrës, ndërsa pritet që në ditët në vijim Policia e Shtetit të konfirmojë zyrtarisht transferimin dhe emërimet e reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
