LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 21:09

EMRI/ Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Andrea Shllaku.

Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe emërimi i Pranvera Skanës në detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes.

Shllaku mbante që prej 19 dhjetorit të vitit 2025 postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, ndërsa Pranvera Skana ka qenë kandidate në listat e PS-së për Lezhën në zgjedhjet e 2025-ës.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE