LAJME / E Shtunë 16 Gusht 2025, 15:03

Ekstradohet nga Franca në Angli shqiptari. Ja për çfarë akuzohet

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një personi në fund të vitit 2023, është ekstraduar nga Franca në Angli.

Sipas Policisë Metropolitane, Arlind Hashani, 22 vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit të tij nga Franca.

Arrestimi i tij ndodhi në Paris më 30 korrik.

Hashani u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht.

Ai akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, i cili u gjet me plagë të marra nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, në Abbey Road, rreth orës 19:32 të mbrëmjes së 29 dhjetorit 2023.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në vendngjarje, Ahmed ndërroi jetë më vonë në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE