LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 12:12

Edi Rama nuk ndalet! Reagon sërish për “21 Janarin”, ja MESAZHI i fortë që jep për SPAK-un

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “21 janarin” një “njollë” për drejtësinë shqiptare dhe i bëri thirrje SPAK të bëjë punën e vet për ta zbardhur deri në fund ngjarjen.

Në podkastin e tij ‘Flasim’, teksa bëri një përmbledhje të ngjarjeve të javës, Rama theksoi se për krimet shtetërore si i 21 janarit drejtësia vonon por kurrë nuk mbeten pa u ndëshkuar.

15 vjet pas krimit shtetëror të 21 janarit mbetet një plagë e hapur e drejtësinë në Shqipëri dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Ne e bëmë ritin e nderimit për dëshmorët e atdheut, por familjarët presin drejtësi. Krime si i 21 janarit janë krime shtetërore ku drejtësia vonon por asnjëherë nuk harron, duan kohë të zbardhet, por koha nuk i zhbën dot nga kujtesa.

Shpresoj që SPAK, i cili prej 6 vjetësh ka marrë jetë, gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur inkurajimet më të sinqerta për të vendosur drejtësinë në binarët e ri të barazisë para ligjit, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe do jetë e pashlyeshme si njollë për SPAK”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE