LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 10:10

E rëndë/ Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, si shkak dyshohet

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të

sotëm në zonën e Parku Kombëtar i Qafështamës.

 

Sipas informacioneve paraprake, lokali në pronësi të Bukurosh Balliut,

i cili ndodhej vetëm pak metra larg burimit të njohur burimi “Nëna Mbretëreshë”, është djegur plotësisht nga zjarri.

Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike ose goditje rrufeje, megjithatë pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE