LAJME / E Shtunë 27 Dhjetor 2025, 17:05

E rëndë! Po vendoste një reklamë, 27-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Koplik ndërsa po punonte për të vendosur reklamën në tarracën e një mobilierie.

Mësohet se i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për një 40-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE