
Policia greke ka arrestuar dy burra, 68 dhe 72 vjeç, pasi dyshohet se braktisën një 72-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë një tentative për vjedhjen e telave elektrikë, nga një transformator në Agios Stefanos.
Ngjarja u zbulua të shtunën pasdite, kur efektivë të skuadrës DIAS gjetën trupin e pajetë të 72-vjeçarit në sediljet e pasme të një automjeti të parkuar në zonën e Ano Liosia. Viktima kishte dëmtime në kokë dhe në trup.
Sipas hetimeve të policisë, një natë më parë, 72-vjeçari kishte shkuar së bashku me dy të arrestuarit në Agios Stefanos për të vjedhur kabllo nga një transformator elektrik. Gjatë kohës që kryenin vjedhjen, ai dyshohet se u godit nga rryma elektrike dhe ra nga lartësia në tokë.
Dy bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e futën në një automjet dhe më pas e braktisën në Ano Liosia, ku u gjet i vdekur.
Policia greke bëri të ditur se dy të arrestuarit u ndaluan mëngjesin e 4 gushtit 2026 nga Departamenti i Hetimit dhe Zbulimit të Krimeve në Atikën Perëndimore. Ata u dërguan përpara prokurorit për procedurat e mëtejshme./vizionplus.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
