
Dy javë pas lirimit të saj, “ekspertja e punësimit”, Kumrie Zika, nuk “shpëton” nga bursat, vjedh 5 mijë euro në Vlorë dhe “zhduket”
“Ekspertja e famshme e punësimit”, Kumrie Zika, nuk “shpëton” nga bursat. Vetëm dy javë pasi gjykata e liroi me masën e sigurisë “paraqitje e detyruar”, ajo është rikthyer në qendër të një skandali të ri. Këtë herë, “shënjestra” e Kumrie Zikës nuk ishte Tirana, por Vlora pasi vodhi rreth 5 mijë euro nga një bursë në lagjen “Pavarësia”, të njëjtën shumë që vodhi nga bursa e këmbimit valutor në Tiranë. Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, ajo duket se hap me qetësi sirtarin e parave të gatshme, merr paratë dhe, me justifikimin se do të flasë në celular, largohet nga biznesi për të mos u kthyer më kurrë.
Sipas pronares, ajo kishte kontaktuar vetëm dy ditë më parë për të kërkuar punë. Dje në mëngjes ajo u paraqit në zyrë dhe filloi punën. Pas rreth 15 minutash, kur punonjësja doli për të bërë një pagesë me kartë, Zika hapi arkën dhe vodhi 5 mijë euro. Pronarët e biznesit kanë bërë një kallëzim në polici. Kujtojmë se më 15 korrik, një pikë këmbimi valutor dhe transferimi parash në zonën e “Varrit të Bamit” ra pre e skemës së Zikës.
Meqenëse biznesi kërkonte një punonjës, menaxherët e tij e kishin rekrutuar gruan në fjalë. Zika shoqërohej gjatë gjithë kohës nga një punonjës tjetër, por në një moment të shkurtër, kur ai u shpërqendrua për disa sekonda, ajo kreu vjedhjen. Ajo mori rreth 5 mijë euro nga arka e biznesit dhe më pas iku në rrugicat e lagjes.
Sipas të dhënave paraprake, kjo është vjedhja e katërt që i atribuohet Zikës brenda një periudhe të shkurtër kohore. Megjithatë, arratisja e saj zgjati vetëm pak minuta, pasi biznesi i dëmtuar njoftoi policinë. Oficerët arritën ta identifikonin menjëherë Zikën dhe më pas e arrestuan atë në zonën e “21 Dhjetorit”. Gjithashtu raportohet se Kumrie Zika rezulton të jetë një figurë e njohur publike, e cila më parë është shfaqur në kanale të ndryshme televizive si “ekspert punësimi” dhe lidere opinioni për çështje që lidhen me të drejtat e punonjësve dhe tregun e punës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
