
Ish-efektivi Shpataraku, i përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe i proceduar për lirimin e një të kërkuari për trafik droge është denoncuar nga punonjësit e një hoteli në jug.
Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i njohur edhe si i besuari i ish-kryepolicit Ilir Proda, pas një kallëzimi të bërë nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut.
Shpataraku nuk ka qenë i kënaqur me shërbimin në hotel dhe për këtë arsye ka pasur një konflikt verbal me një prej kamerierëve dhe administratorin e subjektit.
Sipas kallëzimit, punonjësit kanë pretenduar se Shpataraku i ka kanosur dhe kërcënuar me jetë, pas një debati verbal. Pas denoncimit, Policia ka nisur procedurat për lokalizimin e tij.
Shpataraku është aktualisht i përjashtuar nga Policia e Shtetit. Vetëm pak ditë më parë ai iu drejtua gjykatës, duke kërkuar rikthimin në detyrë.
Ish-zyrtari ishte pezulluar nga detyra më 31 janar 2023 dhe u procedua penalisht për një ngjarje të ndodhur më 14 shtator 2022. Sipas hetimeve të kohës, ai dyshohej se kishte ndaluar një person të shumëkërkuar për trafik droge, identifikuar me inicialet E. Filja, por nuk kishte zbatuar urdhrin e prokurorisë, duke mos raportuar ndalimin dhe duke e lënë të lirë.
Për këtë çështje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria vendosën pezullimin e tij nga detyra dhe nisën procedimin penal. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
Gjatë hetimeve janë administruar materiale që e lidhnin Shpatarakun me ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili në atë periudhë mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Krimeve në Policinë e Elbasanit.
Po sipas këtyre raportimeve, emri i Shpatarakut është përmendur edhe në disa dosje hetimore që lidhen me grupe kriminale në Elbasan dhe Durrës, për dyshime mbi dekonspirim operacionesh policore, mosraportim të aktivitetit kriminal dhe fshehje denoncimesh.
Ilir Proda ringjall “ushtarin” e bandave: Ulian Shpataraku po tenton të rikthehet drejtor policie në Korçë
4 Dhjetor, 15:00
Pavarësisht pezullimit dhe procedimit penal, Shpataraku është rikthyer më pas në struktura të Policisë me mbështetjen e Ilir Prodës. Ai u emërua fillimisht asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, më pas u komandua në drejtimin e Policisë së Elbasanit pas emërimit të Prodës në krye të Policisë së Shtetit dhe, më 12 korrik 2025, u emërua drejtor i Policisë së Korçës. Ky emërim u anulua pak më vonë, pas reagimeve të raportuara nga Europol dhe agjenci partnere.
Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje të tjera mbi shpalljen në kërkim të Shpatarakut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
