
Një rast i ndjeshëm është duke u hetuar nga autoritetet në Fier, ku tre persona, përfshirë një të rritur dhe dy të mitur, dyshohet se kanë pasur kontakte intime me një vajzë 13-vjeçare.
Policia lokale ka bërë me dije se një 30-vjeçar me inicialet F. S. është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj dy të miturve 15-vjeçarë është nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare, hetimet po zhvillohen me kujdes të shtuar për të përcaktuar saktësisht dinamikën dhe rrethanat e këtij rasti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për dy 15-vjeçarë, për dyshime mbi marrëdhënie intime me një të mitur 13 vjeçe. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ngjarja është trajtuar me përparësi nga strukturat përkatëse, ndërkohë që janë përfshirë edhe shërbimet sociale për të garantuar mbrojtjen dhe mbështetjen e vajzës së mitur. Organet e drejtësisë pritet të sqarojnë më tej situatën në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
