LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 19:07

E rëndë: Doli të mblidhte qershi me djalin, por nuk u kthye më i gjallë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në fshatin Mollas të Kolonjës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën teksa po mblidhte qershi së bashku me djalin e tij dhe familjarë të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk është ndier mirë gjatë punës në pemë dhe ka zbritur për të pushuar. Pak minuta më vonë, ai ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve të familjarëve për t’i ardhur në ndihmë

Burime paraprake bëjnë me dije se 70-vjeçari kishte pasur më herët probleme shëndetësore dhe ishte operuar në zemër, çka ngre dyshimet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktë do të përcaktohet vetëm pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndërkohë, autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE