
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michigan-in, ku një 20-vjeçare amerikane, e identifikuar si Sarah Carroll u vra nga ish-i dashuri i saj në një akt makabër, para se ky i fundit t’i jepte fund jetës.
Krimi ndodhi të shtunën në një apartament pranë Detroit-it. Sipas policisë së Westland, rasti është cilësuar si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.
Mediat lokale raportojnë se Sarah kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje kundër ish-partnerit të saj, të identifikuar vetëm si Lincoln, i cili e kishte përndjekur dhe shqetësuar për muaj me radhë. “Ai e përndiqte prej dy muajsh. Erdhi, e qëlloi, telefonoi policinë duke thënë se vrau të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten,” rrëfeu mes lotësh nëna e saj, Jennifer Carroll.
Prindërit e Sarës treguan se ajo nuk i kishte njoftuar se po përndiqej. Babai i saj, James Carroll, tha se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe e qëlloi të bijën disa herë me pushkë. “Nëse fëmijët vuajnë nga sëmundje të tilla, merrni ndihmën e nevojshme para se të ndodhin tragjedi,” apeloi ai.
Sarah Carroll ishte studente dhe po ndiqte studimet për t’u bërë asistente mjekësore. Ajo kujtohet nga familjarët si një vajzë e dashur, e zgjuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
