LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 16:04

Shpérthim me lende plásese ne Tirane, detajet

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 03:00, një 41-vjeçar, me inicialet Y. T., ka njoftuar Sallën Operative se kishte dëgjuar një zhurmë në rrugën “Lunxheria”. Pas daljes në oborrin e banesës, ai ka konstatuar se automjeti i tij kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE